Probleme për Osakën

Tenis

Probleme për Osakën

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 12:09
Probleme për Osakën

Pas Roger Federer, Rafael Nadal dhe Serena Williams, një tjetër teniste “big” që mbyll para kohe sezonin është Naomi Osaka, ish-numri 1 në botë për femra. Problemet që kjo e fundit ka patur, kryesisht ato psikologjike, kanë bërë që ajo të kalojë një pjesë të madhe të vitit jashtë fushave te tenisit.

Tenistja japoneze konfirmoi se nuk do të luajë në turneun masters të Indian Wells që nis pas 10 ditësh dhe se me shumë gjasa nuk do të zbresë më në fushë këtë vit.

Ky sezon nisi mjaft mirë për Osaka, që fitoi Australian Open, por më pas nisën problemet, më tërheqjen nga Roland Garros dhe mungesën në Wimbledon.

Më pas erdhën eliminimet e shpejta në Lojërat Olimpike dhe US Open e së fundi vjen vendimi për të mos luajtur në Indian Wells, ku tri vite më parë korri suksesin e saj të parë të madh në karrierë.

E ardhmja e tenistes 23-vjeçare është ende në dilemë, me shpresën që të rikthehet sërish kampione vitin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat