Nadal mbështet Benzeman

Tenis

Nadal mbështet Benzeman

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:22
Nadal mbështet Benzeman

Legjenda e Real Madridit, Rafael Nadal ka dhënë mbështetje për sulmuesin Karim Benzema që të fitojë Topin e Artë.

Benzema është lojtari më i mirë në La Liga për momentin derisa ka shkëlqyer që nga fillimi i sezonit, me nëntë gola dhe shtatë asistime.

Shumë atletë e favorizojnë Benzeman për të fituar Topin e Artë para Messit, Lewandowskit, Jorginhos dhe Ronaldos.

Tani, edhe Nadal që konsiderohet tenisti më i mirë i gjitha kohërave, ka dhënë mbështetje të plotë për francezin.

“Admirimi im si lojtar, dashuria për sportin dhe profesionalizmi në moshën e tij. Paç fat dhe ke mbështetjen time për Topin e Artë 2021”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat