Federer mbreti i tenisit

Tenis

Federer mbreti i tenisit

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 13:39
Federer mbreti i tenisit

Tenisti australian Nick Kyrgios, i njohur ndryshe edhe si “rebeli i tenisit”, nuk ka dyshime në lidhje me faktin se cili është tenisti më i mirë i të gjitha kohërave. Ai ka vendosur në krye të listës zviceranin Roger Federer, që e konsideron “mbret”.

“Roger Federer është Michael Jordan i tenisit. Është personi që ka bërë më shumë se cilido tjetër për sportin tonë, jo vetëm për atë që ka ofruar në fushë si një kampion por edhe në lidhje me tifozët e fëmijët”, tha Kyrgios.

“Mes tri kandidatëve që janë sot, Federer, Nadal e Gjokoviq, për mua Roger është ai që njerëzit admirojnë më shumë. Është lojtari me më shumë influencë dhe loja e tij është kopjuar nga të tjerët. Ka lojtarë sot, si Dimitrov, që kanë kopjuar tërësisht mënyrën e tij të lojës”, tha Kyrgios.

“Në tërësi, Roger Federer është tenisti që ka bërë të mundur më shumë se kushdo rritjen e sportit tonë. Tërheqja e tij do të krijojë pasoja te sponsorët që na mbështesin. Pa Federer nuk do të ekzistonin as Nadal e as Gjjokoviq”, tha australiani.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat