Vdes legjenda e tenisit

Tenis

Vdes legjenda e tenisit

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 15:48
Vdes legjenda e tenisit

Ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare Manolo Santana, kampion i katërfishtë në Grand Slam.

Spanjolli u bë lojtari i parë nga vendi i tij që fitoi një nga katër titujt kryesorë në French Open më 1961, përpara se të fitonte më vonë në Roland Garros më 1964.

Santana fitoi US Open në vitin 1965, përpara se të bënte histori si kampioni i parë spanjoll në Wimbledon në vitin 1966, shkruan SkySport.

Vdekja e tij preku shumë sportistë, përfshirë edhe tenistin e famshëm Rafael Nadal.

“Siç e kam thënë shumë herë në të kaluarën: faleminderit shumë për atë që bëtë për vendin tonë dhe që shënuat rrugën e kaq shumë njerëzve”, shkruajti Nadal në Twitter, shoqëruar me një foto të tij së bashku me Santanan.

“Ke qenë gjithmonë një referencë, një mik dhe një person i afërt me të gjithë”.

Santana fitoi një medalje të artë në teke dhe një argjend në dyshe në Lojërat Olimpike të vitit 1968 në Mexico City.

Pasi u tërhoq si lojtar më 1977, ai u bë kapiten i Davis Cup të Spanjës dhe më vonë shërbeu si drejtor i turneut të Madrid Open.

Santana u fut si legjendë në Sallën Ndërkombëtare të Tenisit të Famës në vitin 1984.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat