Turp

Tenis

Turp

Nga: K.G. Më: 5 janar 2022 Në ora: 16:56
Gjokoviq

Novak Gjokoviq është bllokuar në aeroportin e Australisë, Ky bllokim është bërë me arsye të fortë.

Gjokoviqi nuk është i vaksinuar kundër Covid 19 dhe futet në një shtet  tjetër, kjo nuk do koment.

 “Novak Gjokoviq merr pjesë në Australian Open, edhe pse nuk është i vaksinuar kundër virusit korona. Serbi ka marrë një leje speciale nga përgjegjësit e turneut. Ky mesazh bëri xhiron e botës të martën dhe shkaktoi tmerr të madh. Bota e tenisit është e zemëruar”, shkruan mes të tjera “20min”.

“Në orën 23:30, zbarkoi me ekipin e tij në Melbourn. Përfshihet edhe leja speciale. Por sipas raportimeve të mediave, serbit nuk i lejohet të largohet nga aeroporti.

Se çfarë saktësisht është problemi me vizën është ende e paqartë. Sipas portalit australian të lajmeve “The Age”, e vetmja gjë që duket e sigurt është se ka paqartësi me vizën e tij. Për shembull, ai paraqiti vizën "të gabuar" dhe u përpoq të hynte me një vizë që nuk lejonte asnjë përjashtim mjekësor nga vaksinimi i detyrueshëm. Me fjalë të tjera, autoritetet refuzuan”, shkruan më tej. Turp për Gjokoviqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat