Eliminohet Muguruza

Tenis

Eliminohet Muguruza

Më: 20 janar 2022 Në ora: 15:38

Befasi në ditën e tretë të grand slam të Australian Open, teksa janë luajtur sfidat e radhës së raundit të dytë.

Ish-numri 1 në botë, tenistja spanjolle Garbine Muguruza, u mund 2-0 (6-3, 6-3) nga rivalja franceze Alise Cornet. Vuan disi, por në fund ia del mbanë të avancojë në raundin e tretë numri 2 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka. Ajo fitoi 2-1 (1-6, 6-4, 6-2) ndaj kinezes Xinyu Wang.

Befasi edhe eliminimi i numrit 6 në botë, estonezes Anett Kontaveit, e cila u mund 2-0 (6-2, 6-4) nga danezja Clara Tauson.

Në raundin e tretë avancojnë polakja Iga Swiatek (numri 7 në botë), rusja Anastasia Pavluychenkova (numri 10 në botë), rumunia Sorana Cirstea e rusja Daria Kasatkina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat