Barty në raundin e tretë

Tenis

Barty në raundin e tretë

Më: 21 janar 2022 Në ora: 12:16
Barty në raundin e tretë

Në Melburn kanë nisur sot ndeshjet e raundit të tretë të grand slam-it Australian Open.

Kampionia në fuqi e këtij turneu, tenistja japoneze Naomi Osaka, është mundur 2-1 nga amerikania Amanda Anisimova (4-6, 6-3, 7-6), duke u eliminuar.

Numri 1 në botë, tenistja vendase Ashleigh Barty, fitoi 2-0 (6-2, 6-3) ndaj italianes Camilla Giorgi, duke shkuar në raundin e katërt. Më tej shkon edhe bjellorusja Victoria Azarenka, që mundi po 2-0 (6-0, 6-2) ukrainasen Elina Svitolina.

Fitore me përmbysje arriti çekja Barbora Krejcikova, numri 4 në botë, që eliminoi 2-1 estonezen Jelena Ostapenko (2-6, 6-4, 6-4). Po 2-1 fitoi edhe tenistja spanjolle Paola Badosa, numri 8 në botë, që mundi ukrainsen Marta Kostyuk (6-2, 5-7, 7-4).

Në raundin e katërta avancon edhe tenistja greke Maria Sakkari, numri 5 në botë, që mundi 2-0 (6-4, 6-1) rusen Veronika Kudermetova. Një biletë për më tej sigurojnë edhe amerikanet Madison Keys dhe Jessica Pegula.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat