Williams pranë tërheqjes

Tenis

Williams pranë tërheqjes

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 12:00
Williams pranë tërheqjes

Tenistja amerikane Serena Williams po mendon tërheqjen nga sporti. Lajmin e konfirmoi vetë ish-numri 1 në botë, fituese e 23 grand slam në karrierë. Duke folur për të ardhmen e saj, ajo u shpreh se tashmë është fokusuar shumë te bizneset e saj dhe te familja. Ajo nuk luan që prej grand slam të Wimbledon të viit të kaluar.

Aktualisht ajo renditet në vendin 247 të renditjes botërore.

“E dua sportin e tenisit, por di që nuk mund ta bëjë këtë gjë përgjatë gjithë jetës. Idenë e tërheqjes nga sporti nuk e kam në kokë vetëm kohtë e fundit. Kam më shumë se 10 vjet që e mendoj atë ditë dhe po përgatiem të jem gati kur kjo gjë të ndodhë”, tha Serena Williams.

“E rëndësishme është të kesh një plan dhe unë e kam gjithnjë një të tillë.

Tenisi është një sport i vështirë, që kërkon shumë ekuilibër. Unë jam edhe nënë e bashkëshorte, ndaj dua të kaloj kohë edhe me familjen time.

Ndërkohë që kam një ekip të mrekullueshëm pranë me të cilin stërvitem. Koha kalon dhe tërheqja është pranë dhe nuk ndjej presion në këtë drejtim”, tha Serena Williams.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat