Gjokoviq nuk lejohet të futet në Amerikë

Tenis

Gjokoviq nuk lejohet të futet në Amerikë

Më: 10 mars 2022 Në ora: 12:27
Gjokoviq nuk lejohet të futet në Amerikë

Tenisti serb Novak Gjokoviq edhe pse disa ditë më parë ishte hedhur në short, nuk do të luajë në turneun Masters të “Indian Uells”-it, që nisi sot në Amerikë.

Shkak është bërë moskryerja e vaksinës anti-Covid, masë e detyrueshme për të hyrë në Amerikë.

Vendin e Gjokoviqit në këtë turne e ka zënë bullgari Grigor Dimitrov.

“Edhe pse isha përfshirë në listën e pjesëmarrësve dhe isha në short, e dija që do të ishte e pamundur të udhëtoja për në Amerikë.

Rregullat për personat e pavaksinuar nuk kanë ndryshuar, andaj nuk do të luaj në Indian Uells”, u shpreh tenisti serb, që prej dy javësh ka lënë kreun e renditjes botërore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat