Çudia Nadal, kundër Wimbledonit

Tenis

Çudia Nadal, kundër Wimbledonit

Më: 3 maj 2022 Në ora: 19:04
Çudia Nadal, kundër Wimbledonit

Reagimet e tenistëve për vendimin e marrë nga organizatorët e grand slam të Wimbledon, për të përjashtuar tenistët rusë e bjellorusë për shkak të luftës në Ukrainë kanë qenë të ndryshme. Mes zërave kundër është edhe ai i tenistit spanjoll Rafael Nadal, fitues i 21 grand slam në karrierë.

Nadal i është bashkuar Novak Djokovic, duke u shprehur: “Një vendim i padrejtë.

Tenistët nuk mund të bëjnë asgjë. Çfarë faji kanë ata për atë që po ndodh në Ukrainë. Më vjen vërtet keq për kolegët e mi. Gjithsesi, them se ajo që ndodh në sportin tonë nuk ka aspak rëndësi krahasuar me atë që vuajnë mjaft persona në ukrainë, ku edhe po vdesin nga lufta”.

Rafael Nadal do të luajë pas gati dy muajsh pushim këtë javë në turneun Masters të Madridit. Ai po përgatitet për të triumfuar në grand slam të Roland Garros, ndërsa ai i Wimbledon do të zhvillohet në Londër në fund të qershorit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat