Thyen edhe rekordin e Rafas

Tenis

Thyen edhe rekordin e Rafas

Më: 8 maj 2022 Në ora: 20:34
Thyen edhe rekordin e Rafas

Carlos Alcaraz mposhti me prepotencë Alexander Zverevin në finalen e “Mutua Madrid Open”, Mastersin 1000 të katërt të sezonit, duke siguruar trofenë e katërt vetëm gjatë 2022, duke thyer edhe rekordin e Rafael Nadalin si tenisti më i ri në histori që e fiton këtë turne.

Adoleshenti spanjoll, numri i nëntë në renditjen e ATP-së, mundi gjermanin Zverev për vetëm një orë e katër minuta. Pasi triumfoi ndaj Rafa Nadalit dhe Djokovicit, spanjolli i ri e mbylli turneun duke I shkaktuar një disfatë përvëluese edhe numrit tre të botës.

Sfida nuk kishte histori. Alcaraz shfrytëzoi gabimet e kundërshtarit dhe saktësinë në përgjigjet e tij.

Në setin e parë ai theu shërbimin e Zverevit në “game”-in e gjashtë, ndërsa në të dytin e theu tri herë në shërbim rivalin, duke e mbyllur finale me rezultatin e pastër 2-0 me sete, 6-3, 6-1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat