Swiatek në raundin e tretë

Tenis

Swiatek në raundin e tretë

Më: 27 maj 2022 Në ora: 13:09
Swiatek në raundin e tretë

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të dytë në grand slam të Roland Garros, duke përcaktuar edhe tenistët që avancojnë më tej.

Tentisti rus Daniil Medvedev, numri 2 në botë, fitoi 3-0 (6-3, 6-4, 6-3) ndaj serbit Laslo Djere. Një biletë për më tej siguron edhe greku Stefanos Tsitsipas, numri 4 në botë. Ai mposhti 3-1 (6-3, 7-6, 6-7, 7-6) çekun Z.Kolar.

Dy tenistë të tjerë të “top-10” avancojnë në raundin e tretë, rusi Andrey Rublev (7) dhe norvegjezi Casper Ruud (8). Në raundin e tretë shkojnë edhe italiani Janick Sinner, kroati Marin Cilic, hungarezi Herbert Hurkacz e belgu David Goffin.

Te femrat, numri 1 në botë, tenistja polake Iga Swiatek, mundi 2-0 (6-0, 6-2) amerikanen Allison Riske.

Më tej avancon edhe numri 3, spanjollja Paola Padosa, që mundi 2-1 (7-5, 3-6, 6-2) serben K.Juvan. Nuk zhgënjejnë as bjellorusja Aryna Sabalenka, francezja Alize Cornet e amerikania Madison Keys.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat