Sërish telashe për Wimbledon

Tenis

Sërish telashe për Wimbledon

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 12:24
Sërish telashe për Wimbledon

Tenistja japoneze Naomi Osaka, fitues e 4 grand slam në karrierë dhe ish-numri 1 në botë, nuk do të luajë në grand slam të Wimbledon që nis pas një jave. Lajmin e konfirmoi vetë Osaka, që sqaroi edhe arsyen e tërheqjes.

“Dëmtimi në “Thembrën e Akilit” nuk është rikuperuar ende, ndaj do të tërhiqem. Do të rishihemi herën tjetër”, tha Osaka në rrjetet sociale. “Pas stuhisë gjithnjë del dielli dhe kjo tregon se po përpiqem  të mësoj sa më shpejt”, tha Osaka.

Tenistja ka patur mjaft probleme kohët e fundit, mjaft prej të cilave edhe psikologjike, që nuk e kanë lejuar të japë më të mirën në fushë. Madje shpesh ajo është tërhequr nga turnetë, duke mos qenë e gatshme të përballojë presionin.

“Cdo natë, para se të fle, mendoj për njerëzit që dua më shumë dhe jam e lumtur që i kam pranë në jetën time”, tha Osaka, që edhe vjet nuk ka luajtur në turneun londinez, të cilin nuk e ka fituar asnjëherë në karrierën e saj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat