Në telashe

Tenis

Në telashe

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:05
Në telashe

Marka e njohur e veshjeve sportive “Nike” po përballet me kritika të shumta për shkak të veshjeve që firma po i ofron tenisteve femra në Wimbledon.

Kritika të shumta kanë ardhur nga ana e personazheve të ndryshme të botës së sportit të cilët i kanë vlerësuar veshjet si shumë të ekspozuara dhe të papërshtatshme për turneun.

Rregullat e turneut saktësojnë vetëm ngjyrat e veshjeve të cilat duhet të jenë të bardha.

Gjatësia dhe stili i tyre janë të modifikueshme gjë që ka bërë kompaninë të mbrohet nga kritikat duke theksuar se gjithçka është bërë për t’i ofruar tenisteve një komfort sa më të madh gjatë ndeshjeve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat