Befasi në tenis

Tenis

Befasi në tenis

Më: 8 korrik 2022 Në ora: 11:00
Ilustrim

Tenistja tuniziane Ons Zhaber dhe ajo kazake Elena Ribakina, janë dy finalistet e Grand Slam të “Uimbëlldonit”, në konkurencën e femrave, finale që do të luhet ditën e shtunë në fushat me bar të Londrës.

Kjo është hera e parë për të dyja tenistet që shkojnë në finalen e një turneu të madh.

E veçantë kualifikimi i Ons Zhaber, numri 3 në botë, që bëhet tenistja e parë afrikane që shkon në finalen e një turneu Grand Slam.

Historike për të dhe këtë sport. Ajo mundi 2-1 (6-2, 3-6, 6-2) rivalen gjermane Tatjana Maria, numri 103 në botë.

Përballë saj në finale do të jetë kazakja Elena Ribakina, e cila deri në vitin 2018 luante për Rusinë. Ajo mposhti 2-0 në gjysmëfinalen tjetër (6-3, 6-3) rumunen Simona Halep, që ishte favoritja kryesore mes katër gjysmëfinalisteve (e ka fituar këtë turne në vitin 2019).

Gjithsesi, fusha tregoi të kundërtën, me Ribakina (numri 17 në botë) më të karikuar dhe superiore në fushë, duke e merituar fitoren. Ajo është gjithashtu tenistja e parë nga Kazakistani që arrin në finalen e një Grand Slam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat