Federer nuk heq dorë

Tenis

Federer nuk heq dorë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 12:25
Federer nuk heq dorë

Roger Federer ka ndarë me fansat e tij lajmin e madh të rikthimit në fushën e lojës, teksa ka postuar një video ku është duke u stërvitur me top. Kjo është hera e parë pas më shumë se një vit që tenisti zviceran stërvitet me top, pas operacionit që kreu në gju.

Federer nuk luan që prej grand slam të Wimbledon të vitit të kaluar dhe tashmë, në moshën 41-vjeçare, ai pritet të rikthehet në fushë. Fituesi i 20 grand slam do të luajë në turneun e Laver Cup, në fund të shtatorit dhe më pas në turneun e shtëpisë, në Bazel.

Në video, Federer duket në formë, gjuan topin dhe është gati për t’u rikthyer në fushën e lojës.

Gjithsesi, e ardhmja e tij është ende në dilemë, pasi zvicerani ka dalë edhe nga renditja botërore, duke qenë se nuk luan prej një viti. Viti 2023 duket se është objektivi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat