Nadal kualifikohet

Tenis

Nadal kualifikohet

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 10:21
Nadal kualifikohet

Rafael Nadal ia ka dalë të kalojë me sukses në raundin e dytë të US Open me tenistin spanjoll që mposhti në katër sete me shifrat 3-1, rivalin Australian Hijikata. Në fakt, sfida nuk nisi mirë për spanjollin i cili u dorëzua në setin e parë duke e humbur atë me shifrat 6-4.

Gjithsesi, reagimi i 36-vjeçarit nuk vonoi dhe në vijim, Nadal nuk e vendosi në diskutim suksesin.

Fillimisht, barazoi setet pasi fitoi në të dytën me shifrat 6-2 ndërsa dy setet e radhas i fitoi 6-3 dhe 6-3 duke siguruar biletën për të vijuar rrugëtimin në US Open.

Në raundin pasardhës, tenisti nga Mallorca përballet me italianin Fabio Fognini. Sakaq, në raundin e dytë të US Open kaluan edhe Sinner, Coric Ciliq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat