Fitojnë Murray dhe Kyrgios

Tenis

Fitojnë Murray dhe Kyrgios

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 12:13
Fitojnë Murray dhe Kyrgios

Kanë nisur sot ndeshjet e raundit të dytë për meshkuj në grand slam të US Open. numri 1 në botë, tenisti rus Daniil Medvedev, fitoi 3-0 ndaj francezit A.Rinderknech (6-2, 7-5, 6-3). Në raundin e tretë avancon edhe britaniku Andy Murray, që mundi 3-1 me përmbysje amerikanin E.Nava.

Nuk zhgënjen as australiani Nick Kyrgios, që që mundi po 3-1 francezin B.Bonzi, ndërsa italiani Matteo Berrettini mundi 3-1 francezin tjetër H.Grenier. eliminohet nga gara numri 6 në botë, kanadezi Felix Auger Aliassime, që u mund 3-0 nga britaniku J.Draper.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, spikatin fitoret e norvegjezi Casper Ruud, numri 5 në botë, që mundi 3-1 holandezin T. VanRijthoven.

Fiton edhe spanjolli Pablo Carreno Busta, që mundi 3-1 kazakun A.Bublik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat