Përcaktohen gjysmëfinalet

Tenis

Përcaktohen gjysmëfinalet

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 11:29
Përcaktohen gjysmëfinalet

Janë përcaktuar gjysmëfinalistët e grand slam të US Open për meshkuj dhe femra në tenis.

Te femrat, në gjysmëfinalen e parë do të përballen mes tyre tenistja polake Iga Swiatek, numri 1 në botë dhe ajo bjelloruse Aryna Sabalenka, numri 6 në botë. Ndërsa në sfidën e dytë do të duelojnë mes tyre ajo franceze Carolina Garcia (numri 17 në botë) e ajo tuniziane Ons Jabeur (numri 5 në botë).

Edhe te meshkujt ka mjaft sfida interesante edhe pse janë eliminuar mjaft nga më të mirët. Në gjysmëfinale do të duelojnë mes tyre rusi Karen Khachanov e norvegjezi Casper Ruud (numri 5 në botë). Ndërsa në gjysmëfinalen e dytë do të përballen spanjolli Carlos Alcaraz dhe amerikani Francis Tiafoe.

Gjysmëfinale – femra

I.Swiatek – A.Sabalenka

C.Garcia – O.Jabeur

Gjysmëfinale – Meshkuj

K.Khachanov – C.Ruud

C.Alcaraz – F.Tiafoe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat