Serena Williams ndërron mendjen

Tenis

Serena Williams ndërron mendjen

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 12:52
Serena Williams ndërron mendjen

Vetëm pak ditë pasi u eliminua mes lotësh nga grand slam i US Open, ku dhe vendosi të mos luajë më tenis, duket se Serena Williams ka ndërruar mendje. “Ndoshta rikthehem”, ka qenë deklarata e dhënë nga tenistja 40-vjeçare amerikane.

“Nuk e kam përmendur kurrë fjalën lamtumirë”, u shpreh tenistja amerikane gjatë emisionit televiziv “Jimmy Fallon Night Show”, ku ishte e ftuar. Deklaratë që lë të mendosh se ajo mund të rikthehet në fushat e tenisit.

Ajo ka hedhur paralele me atë që bëri ikona e NFL, Tom Brady, që u rikthye vetëm pak ditësh pasi deklaroi tërheqjen. “Jam shumë e lumtur me atë që po përjetoj. Ka shumë gjëra që nuk i kam bërë dhe dua t’i realizoj tani”, tha Serena.

“Thjesht dua të shijoj ato që nuk kam patur mundësi t’i shijoj deri më tani. Kam folur me Tom Brady dhe asnjëherë nuk i dihet në jetë. Nuk e shoh veten larg tenisit. Dua të bëj diçka, por nuk e di se çfarë. Dua ta mbaj pranë këtë sport”, tha Serena Williams.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat