Federer: Me vjen keq

Tenis

Federer: Me vjen keq

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 11:16
Federer: Me vjen keq

Njëri prej tenistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Roxher Federer, nesër do të luajë ndeshjen e fundit në karrierën e tij të pasur në dyshe në “Laver Cup” në Londër, por me paralajmërimin se do të vazhdojë të qëndrojë në këtë sport.

Zvicerani aktualisht nuk e di se si do të vazhdonte në botën e tenisit, diçka që do ta shpallte së shpejti, duke theksuar se nuk do të ndjekë shembullin e Bjorn Borg, i cili nuk shkeli në fushën e tenisit, 25 vite pas pensionimit.

“Dua të qëndroj në tenis, të vazhdoj të komunikoj me njerëz që e duan këtë sport. Nuk e di ende në çfarë cilësie, më duhet kohë të mendoj. Para disa javësh, madje mendova se mund ta provoja veten si komentues në ndeshjet e tenisit”, tha Federer.

“Më vjen keq që nuk luajta asnjë ndeshje me të mrekullueshëmin Karlos Alkaraz, të cilin e shikoja me kënaqësi në US Open. E kam thënë shumë kohë më parë se do të dalin yje të rinj dhe ai është njëri prej tyre. Unë kam stërvitur me të vetëm një herë kur ai ishte i ri në ‘Uimbëlldon’ dhe që atëherë e tutje ishte e qartë se ai do të ishte fantastik”, shtoi legjenda zvicerane.

Federer është shprehur i kënaqur me faktin se është përfshirë në garë në debatin se kush është më i miri i të gjitha kohërave (GOAT), dhe thekson se më së miri është ndjerë kur ka kaluar Pit Sampras, në krye të tenistëve me më shumë tituj (atëherë 15) dhe atë me praninë e tij në tribuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat