Federer shpalos emocionet

Tenis

Federer shpalos emocionet

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 11:17
Federer shpalos emocionet

Një muaj më parë, Roxher Federer u tërhoq nga sporti i tenisit, gjatë turneut të “Laver Cup”. Duke folur për mediat, ish-tenisti zviceran rrëfen disa nga emocionet që përjetoi gjatë atij momenti dhe ditët që e pasuan atë lamtumirë. Në një letër të hapur që publikoi, ai tha se nuk do të largohet nga sporti i tij i dashur.

“Javët e fundit kanë qenë një miks emocionesh. Janë shkruar shumë gjëra të bukura për mua.

Ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është se njerëzit më kanë vlerësuar edhe si njeri, jo vetëm si tenist, për ato që kam arritur. Jam i lumtur ëq njerëzit më kanë vlerësuar në këtë drejtim”, tha Federer.

Federer ka folur edhe për të ardhmen e këtij sporti pa të.

“Çdo sport krijon gjithnjë yje të rinj, idhuj të rinj, ndaj mos u sheqtësoni. Shoh një të ardhme të ndritur të këtij sporti, si te meshkujt ashtu dhe te femrat. Jam i sigurt se do të na presin vite fantastike”, u shpreh Federer.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat