Nadal has në telashe

Tenis

Nadal has në telashe

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 12:57
Nadal has në telashe

Edhe pse ka fituar 14 herë grand slam e Roland Garros, në Paris jo të gjithë e njohin tenistin spanjoll Rafael Nadal. Në stadiumin e Bercy, ku po zhvillohet turneu i fundit Masters i këtij viti, një nga rojet e sigurisë nuk ka njohur fituesin e 22 grand slam dhe e ka ndalur teksa hynte në stadium.

Roja e sigurisë i ka kërkuar “personit” që po hynte në stadium, tenistit Rafael Nadal, lejekalimin: “Më falni, a keni leje për të hyrë këtu?”, i tha roja e sigurisë tenistit.

“Jo, nuk e kam. Më vjen keq”, iu përgjigj Nadal, që mbante një raketë në dorë dhe provoi të ngjiste shkallët. “Ok, por kush jeni?”, pyeti më pas roja i sigurisë. “Jam Rafael Nadal”, iu përgjigj tenisti.

Vetëm pasi dëgjoi emrin e tenistit, roja e la Nadal të ngjisë shkallët dhe të hyjë në stadium, duke lidhur kështu emrin me fytyrën e ikonës së tenisit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat