Federer ka nostalgji për tenisin

Tenis

Federer ka nostalgji për tenisin

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 14:53
Federer ka nostalgji për tenisin

Është tërhequr nga sporti në shtator të këtij viti, por dëshira për të luajtur tenis nuk ka ndryshuar për Roger Federer. Zvicerani, në moshën 41-vjeçare, ka shumë dëshirë të luajë sërish, por ka një problem që e pengon: Dëmtimi në gju.

Ishte pikërisht ky dëmtim që e detyroi të tërhiqej, pasi luajti edhe ndeshjen e fundit në turneun e Laver Cup, bashkë me Rafael Nadal. Zvicerani ka qenë i ftuar së fundi në Japoni, nga sponsori Uniqlo, duke luajtur tenis me disa të rinj, që patën fati të marrin disa leksione nga ikona e këtij sporti.

“Kam dëshirë të luaj tenis në vende ku nuk kam qenë më parë dhe të falënderoj fansat që më kanë mbështetur përgjatë gjithë karrierës time. Nuk dëshiroj gjë tjetër. Ideja ime është ajo e organizimit të disa ndeshjeve show, por për fat të keq është ende shumë shpejt”, tha Federer.

“Gjuri im nuk është ende në formën e tij më të mirë, ndaj duhet të bëj durim. Mjekët më kanë këshilluar të jem i kujdesshëm dhe të pres ende disa muaj për të parë se si do të shkojnë gjërat. Kjo vlen edhe për sportet e tjera që dua të praktikon”, u shpreh Federer.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat