Bashkëshortja e befason në stërvitje

Tenis

Bashkëshortja e befason në stërvitje

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 12:19
Bashkëshortja e befason në stërvitje

Rafael Nadal është aktualisht në Australi teksa spanjolli ka nisur përgatitjet për turneun “Australian Open”.

Grand Slam-i i parë i vitit starton më datë 16 janar teksa synimi i tenistit nga Mallorca është të mbrojë titullin e fituar në sezonin e fundit edhe pse tashmë konkurrenca është e ashpër pasi pjesë e turneut do të jetë edhe Novak Djokovic.

Gjithsesi, për të motivuar Nadal e për të mbajtur lart moralin e 36-vjeçarit, mendon bashkëshortja e Rafës, Merry, e cila e surprizoi në stërvitje së bashku me djalin e sapolindur.

Kjo ishte hera e parë që bashkëshortja e tij dhe djali e shohin atë të stërvitet në një fushë tenisi teksa Nadal është në kërkim të titullit numër 23 Grand Slam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat