Ankohet

Tenis

Ankohet

Më: 3 janar 2023 Në ora: 12:02
Ankohet

“Vendimi që morën organizatorët e grand slam të Wimbledon, duke mos na lejuar vjet që të luajmë aty nuk ndryshoi asgjë. Lufta në Ukrainë vazhdon ende”.

Është ky mesazhi që dha tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, numri 5 në botë, një nga yjet e këtij sporti, që vjet nuk pati mundësi të luajë në turneun londinez.

“Jam shumë e zhgënjyer nga fakti që sporti ndikohet ende nga politika. Ne jemi sportistë që merremi me sport. Kaq! Nuk merremi me politikë. Nëse ne do të kishim mundësi të bënim sadopak për të ndalur luftën do ta bëmnim, por s’kemi asnjë kontroll”, u shpreh më tej tenistja bjelloruse.

Aryna Sabalenka ishte një nga tenistet “big” që nuk pati mundësi të luajë vjet në grand slam të Wimbledon, pas vendimit që u mor për të mos lejuar tenistët rusë e bjellorusë të marrin pjesë. Një vendim që organizatorët e paguan shtrenjtë, me një gjobë të rëndë dhe vendimin që pjesëmarrësit të mos marrin asnjë pikë.

Këtë vit, organizatorët e turneut londinez po mendojnë të rikthejnë tenistët e këtyre dy vendeve, duke luajtur si neutral. “Asnjë nuk e mbështet luftën. Ka qenë një periudhë e vështirë për të gjithë. Më erdhi keq që nuk luajta vjet aty, pasi atmosfera është fantastike. Shpresoj shumë që të luaj këtë vit”, tha Sabalenka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat