Australian Open ftesë Federerit

Tenis

Australian Open ftesë Federerit

Më: 6 janar 2023 Në ora: 14:58
Australian Open ftesë Federerit

“Tennis Australia” që organizon grand slam të Australian Open dhe të gjitha eventet e këtij sporti në këtë shtet, ka pranuar se i ka bërë një ftesë ish-tenistit zviceran Roger Federer për të luajtur në turneun që nis në Melburn më 16 janar.

Gjithseis, ikona e tenisit ka refuzuar të luajë në Australian Open pr këtë vit.

Gjithsesi, “Tennis Australia” tha se kjo ftesë mbetet në fuqi për vitin 2024, me shpresën që të kenë në fushë sërish Federer, në 20 vjetorin e fitimit të trofeut të tij të parë në Australian Open (2004). Federer, 41 vjeç, ka fituar 6 grand slam në karrierën e tij në Melburn Park.

Federer u tërhoq nga sporti në shtatorin e vitit të kaluar, kur luajti për herë të fundit në lojën dyshe me Rafael Nadal në turneun e Laver Cup. Problmet me gjurin nuk e lejuan që ai të vijojë karrierën. Pavarësisht se nuk do të luajë më, zvicerani nuk ka mohuar që të rikthehet në fushë në turne “show”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat