Tsitsipas e Medvedev në raundin e tretë

Tenis

Tsitsipas e Medvedev në raundin e tretë

Më: 18 janar 2023 Në ora: 13:39
Tsitsipas

Janë mbyllur ndeshjet e sotme të vlefshme për raundin e dytë në grand slam të Australian Open, turneu që po zhvillohet në Melburn. Numri 3 në bote, greku Stefanos Tsitsipas, avancon më tej pas fitores 3-0 (6-3, 6-0, 6-2) ndaj australianit R.Hijikata.

Avancon më tej edhe rusi Daniil Medvedev, ish-numri 1 në botë, që mposhti 3-0 australianin tjetër J.Millman (7-5, 6-2, 6-2). Në ndeshjet e tjera për meshkuj, spikatin fitoren e rusit Karen Khachanov, amerikanit Francis Tiafoe e spanjollit Roberto Bautista Agut.

Te femrat, tenistja amerikane Coco Gauff fitoi 2-0 (6-3, 7-6) ndaj britanikes Emma Raducanu, dueli i dy adoleshenteve. Më tej avancon numri 3 në botë, tenistja amerikane Jessica Pegula si dhe patriotja e saj Madison Keys (numri 10).

Një biletë për raundin e tretë sigurojnë edhe çekja Barbora Krejcikova, kazakja Elena Rybakina e estonezja Jelena Ostapenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat