Eliminohen Medvedev

Tenis

Eliminohen Medvedev

Më: 20 janar 2023 Në ora: 18:28
Eliminohen Medvedev

Ndeshjet e fundit të ditës së sotme në grand slam-in e Australian Open kanë dhuruar disa surpriza.

Kështu, për meshkuj, është eliminuar ish-numri 1 në botë, tenisti rus Daniil Medvedev. Ai u mund 3-0 nga amerikani Sebastian Korda (7-6, 6-3, 7-6).

Fiton edhe numri 10 në botë, polaku Hubert Hurkacz, që mundi 3-2 kanadezin Denis Shapovalov (7-6, 6-4, 1-6, 4-6, 6-3).

Te femrat, një biletë për në raundin e katërt siguron edhe tenistja estoneze Jelena Ostapenko. Ajo mundi 2-0 (6-3, 6-0) ukrainasen K.Baindl.

Nuk zhgënjen as tenistja bjelloruse Victoria Azarenka, që kualifikohet pas fitores 2-1 ndaj amerikanes Madison Keys (1-6, 6-2, 6-1). Surprizë eliminimi i grekes Maria Sakkari, numri 6 në botë, që u mund 2-1 (7-6, 1-6, 6-4) nha kinezja L.Zhu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat