Befason Serena Williams

Tenis

Befason Serena Williams

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 11:16
Befason Serena Williams

“Kurrë mos thuaj kurrë”. Ishte kjo shprehja e tenistes amerikane Serena Williams gjashtë muaj më parë, kur zyrtarizoi tërheqjen e saj nga sporti, pas eliminimit në turin e tretë të US Open.

Këtë shprehje, fituesja e 23 grand slam në karrierë, vazhdon ta përsëritë edhe sot, duke konfirmuar se mund të rikthehet të luajë.

Serena Williams, në një intervistë për CBS, pranon se e ka të vështirë të pranojë një jetë pa sportin e tenisit dhe se nuk e përmendo dot fjalën “tërheqje”. “Ndjej se për mua, fjala tërheqje nga sporti, është një fjalë shumë e madhe, pavarësisht moshës. Ndjej se kjo nuk është një gjë e mirë për mua”, u shpreh Serena Williams.

“Asnjëherë nuk kam qenë një teniste që kam respektuar skemat në fushë, gjithnjë jam përpjekur të dal jashtë tyre. Ndaj, koncepti i tërheqjes është diçka që nuk arrij ta pranoj me qetësi”, tha motra e vogël Williams, që hap kështu “dritën jeshile” për një rikthim të mundshëm në fushë që këtë vit.

Serena, 41 vjeçe, shprehet e mërzitur nga kjo jetë e re në qetësi:

Tani po i jap mundësi vetes time të relaksohem e të jem më shpesh e vetme.

Por është më e vështirë nga sa e kisha imagjinuar. Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë që të mos bëja asgjë.

E ndjej që po ndryshoj, por gjërat janë kaq ndryshe, nuk po mësohem dot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat