Kjo nuk pritej

Tenis

Kjo nuk pritej

Më: 31 mars 2023 Në ora: 18:55
Pamje nga një garë

Tenistët rusë dhe bjellorusë, të përjashtuar vitin e kaluar, mund të marrin pjesë në edicionin e ardhshëm të Wimbledon, që nis në 3 korrik.

Do të pranohen si atletë neutralë me kusht që të mos manifestojnë mbështetje ndaj pushtimit të Ukrainës dhe të mos marrin financime nga shtetet e Rusisë apo ai Bjellorusisë.

Një marsh pas ky i organizuesve, ishte vetë All England Lawn Tennis Associattion, që organizon Championships që e bëri të ditur pa hyrë në detaje në lidhje me arsyet e këtij ndryshimi të pozicionit, të vendosur në dakordësim me qeverinë britanike.

Tenistët e Rusisë dhe Bjellorusisë për të marrë pjesë në turneun londinez duhet të pranojnë të garojnë si atletë me status neutral duke qenë të ndaluar të shprehin në asnjë mënyrë mbështetje për pushtimin e Ukrainës.

Organizatorët kanë shprehur edhe keqardhjen për kritikat që kanë marrë vitin e kaluar në lidhje me përjashtimin e atletëve me prejardhje nga dy kombet e përfshira drejtpërdrejtë në pushtimin e Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat