Federer apo Nadal?

Tenis

Federer apo Nadal?

Më: 30 prill 2023 Në ora: 14:59
Federer e Tsitsipas

Cili është lojtari më i mirë në historinë e tenisit mes Roger Federer apo Rafael Nadal?

Është kjo pyetja së cilës ashtu si në debatin Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi duket si e pamundur për t’i dhënë një përgjigje me bindje të plotë.

Por, edhe pse në një formë shumë diplomatike, ai që shprehet se fundmi në lidhje me më të mirin në historinë e tenisit është Stefanos Tsitsipas.

Greku thekson se në mendimin e tij, lojtari më i mirë mund të konsiderohet edhe ai që afron më shumë njerëz me sportin dhe jo medoemos dikush që fiton më shumë tituj.

"Në mendimin tim, lojtari më i mirë në histori mund të jetë edhe dikush që afron më shumë njerëz me sportin.

Pra, dikush që arrin të apasionojë njerëzit nëpërmjet sportit që ushtron si dhe ai që arrin të frymëzojë njerëzit në jetët e tyre të përditshme. Për mua lojtari më i mirë në histori nuk duhet të ketë me çdo kusht më shumë tituj se të tjerët.

Sa i takon rastit Federer-Nadal, për mua është e qartë se Federer ka pasur një ndikim më të madh tek njerëzit se sa spanjolli”, u shpreh Tsitsipas për Marca-n.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat