Nadal humb Mastersin e Romës

Tenis

Nadal humb Mastersin e Romës

Më: 5 maj 2023 Në ora: 19:53
Nadal

Shtyhet sërish rikthimi në fushë i Rafael Nadal.

Tenisti spanjoll njoftoi se nuk do të marrë pjesë në Masters 1000 në Romë.

Këtë të premte Rafa iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, pas stërvitjes, të cilat vërtetuan se ai ende nuk mund të luajë, “pavarësisht se ka pasur një përmirësim” të gjendjes së tij.

Kjo është hera e parë që tenisti 36-vjeçar humbet turneun e rëndësishëm të kryeqytetit italian, të cilin e ka fituar në dhjetë raste dhe gjithashtu një trofe Masters dy vite më parë.

“Përshëndetje të gjithëve! Më vjen shumë keq të njoftoj se nuk do të mund të jem në Romë.

Të gjithë e dinë se sa shumë më dhemb humbja e një tjetër turneu që shënoi karrierën time profesionale dhe personale, falë gjithë dashurisë dhe mbështetjes së tifozëve italianë.

Pavarësisht se kemi vërejtur një përmirësim në ditët e fundit, kanë kaluar shumë muaj pa stërvitje në një nivel të lartë.

Procesi i ripërshtatjes kërkon kohë dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse ta pranoj dhe të vazhdoj punën”, shkruan tenisti nga Mallorca në një mesazh në llogarinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat