Nadal në dyshim

Tenis

Nadal në dyshim

Më: 16 maj 2023 Në ora: 22:12
Topi i tenisit

Roland Garros, një nga turnetë më të rëndësishëm në botën e tenisit është duke u afruar me shpejtësi teksa eventi është programuar të startojë më datë 22 maj.

Edhe këtë sezon nuk do të mungojë pjesëmarrja e emrave të mëdhenj dhe pretendentë, edhe pse disa prej tenistëve kryesorë janë në dyshim për pjesëmarrjen siç është rasti i Rafael Nadal. Nga ana tjetër, ka edhe nga ata që do të mungojnë me siguri siç është rasti i Nick Kyrgios.

28-vjeçari vuan nga një dëmtim në gju që e detyroi të mungonte edhe në Australian Open duke qenë se iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Së fundmi, nga stafi i tij bëjnë me dije se australiani nuk ia ka dalë të rikuperohet në kohë as për Roland Garros.

Tashmë, synimi i Kyrgios është të rikthehet në kohë për turneun e famshëm britanik, Wimbledon në fillimin e muajit korrik, aty ku në sezonin e kaluar mundi të shkonte deri në finale. Kujtojmë se Kyrgios nuk luan një ndeshje zyrtare prej muajit tetor dhe ende nuk ka një datë zyrtare për rikthimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat