Përcaktohen çiftet çerekfinaliste

Tenis

Përcaktohen çiftet çerekfinaliste

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 12:48
Iga Swiatek

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të katërt në grand slam të Roland Garros, duke përcaktuar edhe çiftet çerekfinaliste në të dyja kategoritë.

Te meshkujt, në çerekfinale shkon danezi Holger Rune, numri 6 në botë, që mundi 3-2 argjentinasin F.Cerundolo. Më tej avancon edhe norvegjezi Casper Ruud (numri 4), që mundi 3-0 kilianin N.Jarry.

Dy çerekfinalistët e fundit janë gjermani Alexander Zverev dhe argjentinasi T.Etcheverry.

Te femrat, një biletë për në çerekfinale siguroi tenistja polake Iga Swiatek, numri 1 në botë. ajo përfitoi nga tërheqja e ukrainases L.Tsurenko në fundin e setit të parë. Përballë saj do të jetë tenistja amerikane Coco Gauff, numri 6, që mundi 2-0 sllovaken A.Schmiedlova.

Në çerekfinale shkojnë edhe braziliania  Haddad Maia dhe tuniziania Ons Jabeur (numri 7).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat