Ruud në finale

Tenis

Ruud në finale

Më: 2 maj 2025 Në ora: 21:59
Casper Ruud

Tenisti norvegjez Casper Ruud u kualifikua sot në finalen e Madrid Masters, pasi mposhti argjentinasin Francisco Cerundolo me rezultat 2:0 (në sete 6:4, 7:5).

Ruud, tenisti i 15-të në botë, mundi tenistin e 21-të në listën e ATP pas një ore e 21 minutash.

Në finalen e tij të katërt në turneun masters, Rud do të luajë kundër më të mirit të duelit Draper-Muzetti.

Ruud do të përpiqet të fitojë titullin e tij të parë në Serinë 1000 në finalen e së dielës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat