Sabalenka në finalen e Mastersit në Madrid

Tenis

Sabalenka në finalen e Mastersit në Madrid

Nga: K.G. Më: 2 maj 2025 Në ora: 22:04
Sabalenka

Tenistja numër një në botë, Aryna Sabalenka, u kualifikua në finalen e Mastersit në Madrid, pasi mposhti ukrainasen Elina Svitolina me rezultat 2:0 (në sete 6:3, 7:5).

Aryna Sabalenka synon ta fitojë turneun.

Sabalenka mposhti lojtaren e 17-të në listën e WTA-së pas një ore e 33 minutash.

Në finale, Sabalenka do të luajë kundër amerikanes numër katër në botë, Coco Gauff.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat