Sot finalja e Wimbledonit

Tenis

Sot finalja e Wimbledonit

Më: 12 korrik 2025 Në ora: 11:43
Amanda Anisimova dhe Iga Swiatek

Grand Slami më i madh i tenisit, Wimbledon po shkon drejt fundit.

Sot zhvillohet finalja në kategorin e femrave, mes amerikanes Amanda Anisimova dhe polakes Iga Swiatek.

Të dyja tenistet janë në kërkim të historisë, për ta fituar trofeun e parë të Wimbledon.

Iga Swiatek në karrieren e saj të deritashme ka fituar pesë tituj Grand Slam, katër tituj në Roland Garros, një në US Open.

Ndërsa Amanda Anisimova po kalon sezonin më të mirë të karrierës së saj, ku pasi fitoi turneun e WTA 1000 në Doha në fillim të këtij viti, ka arritur për herë të parë në finalen e një Grand Slami.

Ndeshja finale mes Anisimova dhe Swiatik do të nis nga ora 17:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat