Tragjedi e dyfishtë në finalet ATP

Tenis

Tragjedi e dyfishtë në finalet ATP

Më: 11 nëntor 2025 Në ora: 11:17
Pamje

Një tragjedi e dyfishtë tronditi ditën e dytë të ATP Finals, turneu i tenisit që po zhvillohet në Torino dhe ku luajnë tetë më të mirët në botë.

Dy tifozë, të dy meshkuj, ndërruan jetë pasi u sëmurën në incidente të ndara brenda pak orësh nga njëri-tjetri.

Dy meshkujt, të moshës 70 dhe 78 vjeç, u sëmurën të hënën në mëngjes përpara “Fshatit të Tifozëve”. I pari në Piazza d’Armi, pranë Inalpi Arena, ndërsa i dyti, në tribunat e vendit ku u zhvillua eventi, gjatë ndeshjes midis Lorenzo Musetti dhe Taylor Fritz.

Në të dyja rastet, ekipet e ndihmës së shpejtë mbërritën në vendngjarje për të provuar ringjalljen, por ishte e kotë.

Të dy burrat u dërguan në Spitalin Molinette në gjendje kritike, por në të dyja rastet nuk mund të bëhej asgjë dhe vdekjet e tyre u regjistruan menjëherë pas pranimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat