Sinner fiton pa problem

Tenis

Sinner fiton pa problem

Më: 22 janar 2026 Në ora: 15:16
Jannik Sinner

Janë luajtur ndeshjet e radhës së raundit të dytë në grand slam të Australian Open.

Tenisti italian Jannik Sinner, numri 2 në botë dhe kampion në fuqi, fitoi pa problem 3-0 (6-1, 6-4, 6-2) ndaj James Duckworth.

Në raundin e tretë avancon edhe kroati Marin Cilic e zvicerani Stanislas Wawrinka, ndërkohë që nga gara u eliminua greku Stefanos Tsitsipas.

Një biletë për më tej sigurojnë edhe Ben Shelton, Kharen Khachanov e Lorenzo Musetti.

Te femrat, fitore për dy nga tenistet pretendente: Iga Swiatek e Naomi Osaka. Polakja mundi 2-0 (6-2, 6-3) Marie Bouzkova, ndërsa japonezja eliminoi 2-1 (6-3, 4-6, 6-2) Sorana Cirstea.

Në ndeshjet e tjera për femra, janë kualifikuar belgia Elise Mertens, çekja Karolina Pliskova, amerikanet Madison Keys, Amanda Anisimova dhe Jessica Pegula.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat