Finale para finales

Tenis

Finale para finales

Më: 28 janar 2026 Në ora: 12:35
Sinner

Jannik Sinner ka kaluar në gjysëmfinale të Grand Slamit të tenist, Australian Open.

Tenisti italian, në ndeshjen e sotme çerekfinale e mposhti amerikanin, Ben Shelton, mw rezultat 3-0 në sete, (6-3; 6-4; 6-4).

Sinner në gjysëmfinale do të përballet me Novak Gjokoviqin, i cili kaloi tutje pasi Lorenzo Musetti e dorëzoi ndeshjen për shkak të lëndimit, edhe pse ishte duke udhëhequr 2-0 me sete.

Gjysëmfinalja tjetër e këtij edicioni të Australian Open në kategorin e meshkujve do të luhet mes Carlos Alcaraz dhe Alexander Zverev.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat