Medvedev triumfon në turneun e Dubait

Tenis

Medvedev triumfon në turneun e Dubait

Më: 28 shkurt 2026 Në ora: 23:02
Daniil Medvedev

Falë tërheqjes së holandezit Tallon Griekspoor, e cila u njoftua para se të merrte pjesë të shtunën në finalen e turneut të Dubait (ATP-500), tenisti rus Daniil Medvedev shpallet fitues i këtij eventi në Lindjen e Mesme.

Ky është suksesi i tij i dytë në këtë turne, pas atij të vitit 2023, trofeu nr.23 në karrierë.

Tërheqja e Griekspoor, që deri dje kishte bërë një paraqitje të mirë, erdhi për shkak të një dëmtimi në gjysmëfinale.

Për Medvedev, ky është titulli i dytë i këtij viti, pas atij që fitoi në Brisbane në janar.

Tashmë rusi synon një vend në “top-10” më të mirët, pasi është vetëm 45 pikë këtij pozicioni, duke treguar një formë të mirë këtë vit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat