Siner në finalen e Madridit

Tenis

Siner në finalen e Madridit

Nga: K.G. Më: 1 maj 2026 Në ora: 20:24
Italiani Janik Siner

Italiani Janik Siner do të presë fituesin e ndeshjes midis Alexander Zverev dhe Alexander Bloks në finalen e Madrid Masters

Tenisti Janik Siner është në finalen e Madrid Masters.

Numri një në botë, në gjysmëfinalet ishte më i mirë se francezi i ri Arthur Fiss duke e mposhtur me rezultat 2:0 (6:2, 6:4).

Finalisti tjetër do të përcaktohet nga ndeshja midis dy emrave, gjermani Alexander Zverev luan kundër 21-vjeçarit belg Alexander Bloks sonte (21.00).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat