Dy tenistë të renditur jashtë 500 më të mirëve në listën e ATP janë pezulluar përkohësisht për shkak të testeve pozitive të dopingut për clostebol, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit.
Letonezët Karlis Ozolins, aktualisht i renditur i 546-ti në botë, dhe amerikani Daniil Kahnjuk, i renditur në 1,123-tin në listën e ATP, janë pezulluar.
Të dy rezultuan pozitivë për metabolitët e clostebol gjatë një turneu në San Jose te shtetit Kosta Rika, në shkurt të këtij viti.
Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit tha se Ozolins dhe Kahnyuk kanë të drejtë të apelojnë pezullimet e tyre të përkohshme, por asnjëri nuk e ka bërë ende këtë.