Sinneri sërish mungon

Tenis

Sinneri sërish mungon

Më: 3 tetor 2026 Në ora: 15:15
Tenisti Jannik Sinner

Tenisti Jannik Sinner e ka shtyrë sërish rikthimin në tenis.

Numri një i botës ka anuluar pjesëmarrjen në Mastersin e Shangait, i cili zhvillohet nga 7 deri më 18 tetor, për shkak të problemeve me gjurin e djathtë.

Kështu, italiani nuk do të luajë në asnjë turne të turneut aziatik, pasi javën e kaluar hoqi dorë edhe nga “China Open” në Pekin.

Sinner nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare që nga 12 korriku, kur në finalen e Wimbledonit mposhti Alexander Zverevin dhe fitoi titullin e pestë Grand Slam të karrierës.

Problemet me gjurin më pas e detyruan të mungojë në Montreal dhe Cincinnati, ndërsa humbi edhe US Open-in dhe turneun në Pekin, ku duhej të mbronte titullin e fituar më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat