Rahoveci në përkrahje të Avdullah Hotit, ja premtimet e mëdha që Hoti ua dha rahovecasve

Zgjedhjet 2021

Rahoveci në përkrahje të Avdullah Hotit, ja premtimet e mëdha që Hoti ua dha rahovecasve

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 16:15
Avdullah Hoti

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, sot ka vizituar qytetin e tij, Rahovecin.

Hoti përmes një postimi në Facebook, thotë se ndjehet shumë i lumtur dhe krenar që para rahovecasve i dolën zot fjalës dhe i mbajtën premtimet.

Ai ka premtuar se për këtë qytet do të bëjë disa gjëra të rëndësishme.

“Ne i kemi subvencionuar bujqit – por planet tona për të ardhmen janë ambicioze e madhështore për katër vitet që po vijnë. I tillë është plani i ujitjes për tokat bujqësore, që besoj se do ta revolucionarizojnë prodhimin bujqësor në mbarë komunën. Do të realizojmë shumë projekte zhvillimore, siç është stadiumi në qytet dhe në Ratkoc. Palestrën sportive në Krushë të madhe, dy rrethrrotullime në dy lokalitete të komunës e shumë të tjera”, shkruan Hoti.

Postimi i plotë:

Në shtëpinë time!

U ndjeva shumë i lumtur të dilja ballëhapur e krenar para rahovecasve – sepse i dolëm zot fjalës tonë, e i mbajtëm premtimet.

Rahoveci është vend i bujqësisë e vreshtarisë. Vend ku puna e madhe është virtyt, jo fjalët e mëdha!

Ne i kemi subvencionuar bujqit – por planet tona për të ardhmen janë ambicioze e madhështore për katër vitet që po vijnë. I tillë është plani i ujitjes për tokat bujqësore, që besoj se do ta revolucionarizojnë prodhimin bujqësor në mbarë komunën.

Do të realizojmë shumë projekte zhvillimore, siç është stadiumi në qytet dhe në Ratkoc. Palestrën sportive në Krushë të madhe, dy rrethrrotullime në dy lokalitete të komunës e shumë të tjera.

Kërkoj prej bashkëvendësve mbështetjen e plotë për të çuar përpara procesin e shtetndërtimit për një qeverisje me integritet, me ligj dhe kushtetutë, me punë e virtyte!

#shtetishtet

#LDK132

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat