Princi dhe Princesha e Suedisë rezultojnë pozitiv me Covid-19

Bota e Yjeve

Princi dhe Princesha e Suedisë rezultojnë pozitiv me Covid-19

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 17:38
Princi Carlos Felipe dhe gruaja e tij, Princeshë Sofia

Koronavirusi ka mbërritur edhe në familjen mbretëore të Suedisë. Ditën e sotme, Shtëpia Mbretërore Suedeze ka lëshuar një deklaratë në të cilën informon se Princi Carlos Felipe dhe gruaja e tij, Princeshë Sofia, kanë dalë pozitive me koronavirus dhe janë në karantinë. 

Një ditë më parë, çifti të cilët kanë dy fëmijë, paraqitën simptoma të përputhshme me Covid-19.

Në deklaratë thuhet se ata janë mirë dhe me simptoma të lehta dhe janë mbyllur tashmë në shtëpinë e tyre me të vegjlit e tyre: princ Aleksandër, katër vjeç dhe Gabriel, tre vjeç. 

Ndërkohë kujtojmë se edhe mbreti Felipe VI, është karantinuar pasi ai njoftoi se kishte patur kontakt me një person që rezultoi pozitiv.

Gjithashtu, të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes do të testohen për të parë nëse janë infektuar. 

Gjatë pandemisë, Princesha Sofia bëri një kurs në internet për të qenë në gjendje të punonte si vullnetare në spital, duke dhënë ndihmën e saj.

Hera e fundit që Princ Carlos Felipe dhe Princeshë Sofia u panë së bashku në një ngjarje publike ishte në fund të Tetorit gjatë një vizite në provincën e Värmaland, ku u informuan për përpjekjet që janë bërë në zonë për t'u përballur me koronavirusin si dhe patën një takim me sipërmarrësit.

Kujtojmë se Princeshë Sofia është një nga femrat më të pëlqyera në vend. Ajo dhe Prince Carl Filipe janë martuar në 2015, ndërsa më parë ajo ka qenë modele dhe prezantuese.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat