Këngëtarja shfaqet me look-un e ri dhe na habiti fare!

Bota e Yjeve

Këngëtarja shfaqet me look-un e ri dhe na habiti fare!

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 07:35
Dhurata Dora

Dhurata Dora eksperimenton shpesh me look-un e saj, dhe duket se i shkon çdo ngjyrë a model flokësh.

Që në fillim të verës ajo ka prerë flokët, megjithatë ka vendosur extension duke i zgjator ato. Disa javë më parë teksa pozonte nga Parisi këngëtarja na tregoi se kishte zbardhur nuancën e flokëve të saj, duke shkuar drejt bjondes.

Kohët e fundit e kishim parë në rrjetet sociale me flokë në ngjyrë çokollatë, teksa videoja që postoi sonte na la pa fjalë.

Dhurata ka ndarë me ndjekësit e saj në TikTok dhe Instastory një video ku shihet me flokë totalisht bjond, dhe pa balluke.

Duke qenë se kishte kohë që nuk ishte bërë bjonde, kjo video na erdhi e papritur fare, por gjithsesi ajo duket një yll.

Shumë shpejt pritet që të vijë me një tjetër bashkëpunim dhe bëhet fjalë për reperin e mirënjohur Kida. Nuk ka ende një datë publikimi për projektin e tyre, por kënga është në punim e sipër dhe sigurisht duke marrë parasysh faktin se dy nga emrat më të suksesshëm të muzikës po bëhen bashkë, do jetë hit i garantuar.

Sakaq, vera 2020 ka qenë shumë e suksesshme për Dhuratën. Ajo ka publikuar 3 projekte, një solo “Ferrari” dhe dy bashkëpunim me Azetin “Fajet” dhe “Xhep Remix”.

Ndërkohë, Dhurata do sjellë një bashkëpunim edhe me Noizyn, lajm ky i konfirmuar nga vetë reperi, por për këtë duhet të presim edhe pak.

Disa javë më parë u raportua se ata kanë shtyrë xhirimet e videoklipit për shkak të Covid-19.

Image
Dhurata Dora
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat