“Vdes për Saimirin! O e marr, o s’ka”- Pas eliminimit nga “Love Story”, ish-konkurrentja u nxjerr sekretin vajzave

Bota e Yjeve

“Vdes për Saimirin! O e marr, o s’ka”- Pas eliminimit nga “Love Story”, ish-konkurrentja u nxjerr sekretin vajzave

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 13:00
Klea Shkurti

Eliminimi i Klea Shkurtit nga “Love Story” u komentua shumë, pasi ish-konkurrentja në momentin që iu drejtua gishti për tu larguar nga emisioni filloi të qante.

“Pa dyshimin më të vogël duhet ta kuptoni që lotët dilnin nga shpirti, për faktin se nuk arrita të kuptoja arsyen pse gishti m’u drejtua mua për rrugën drejt eliminimit. Erdhi kur nuk e prisja, por siç ndodh në jetën reale, ne nuk kemi lindur për t’u pëlqyer të gjithëve,”- rrëfeu ajo në një intervistë për Panoramaplus.

Dhe tani Klea Shkurti është rikthyer në “Daily Love Story”, për të dhënë mendimet e saj rreth vajzave që kanë mbetur në garë.

24-vjeçarja tha se e priste eliminimin e Stelinës, pasi sipas saj, ajo dinte të fliste vetëm për operacionin plastik që ka bërë në hundë.

“Për Stelinën, unë e prisja eliminimin sepse kur e kam njohur në backstage ajo nuk ka bërë muhabet tjetër me mua përveç operacionit që ka bërë të hundës. Nuk kam diskutuar temë tjetër përveç ‘kam bërë hundën, kam bërë hundën’. Madje edhe kur kishte vdekur mjeku, kishte thënë e kanë zënë mallkimet e mia,”– tha ajo.

Ndërsa rrëfeu edhe sekretin e njërës prej vajzave, duke thënë se “ajo vdes për Saimir Kasemin”.

“Kam një sekret për t’i thënë të gjithëve që Arjana vdes, mbaron për Saimirin. Është e dhënë shumë, thotë o do ta marr unë o s’ka,“- u shpreh Klea Shkurti.

Mes vajzave që do dëshironte që Saimir Kasemi të zgjidhte është Enxhi edhe Arjana.

“Mendoj se Enxhi më jep pozitivitet, di sesi të komunikojë dhe Arjana që po vdes, po mbaron për të,”– përfundoi ajo.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat