Fansat i kërkojnë ende një album të ri, Rihanna u përgjigjet ashpër: Rrituni!

Bota e Yjeve

Fansat i kërkojnë ende një album të ri, Rihanna u përgjigjet ashpër: Rrituni!

Më: 4 janar 2021 Në ora: 14:32
Rihanna

Me rastin e ndërrimit të viteve, Rihanna publikoi foton e parë të saj për 2021-n.

Këngëtarja u shfaq në Instagram e veshur me një fund, një palë reçipeta plazhi dhe taka, shkruan “Elle”.

“Vendimet për Vitin e Ri: të kapërcejmë çdo pengesë”, shkroi Rihanna.

Image
Rihanna

Mirëpo fansat e saj i kanë kërkuar diçka tjetër. Ata duan të gjithë që këngëtarja të sjellë një album të ri, të cilin kanë vite që ja kërkojnë. “Rezolucionet për vitin e ri duhet të jetë publikimi i albumit”, i komentoi dikush këngëtares. Mirëpo ajo nuk vonoi fare dhe i ktheu menjëherë përgjigje.

“Ky është si koment i 2019-s. Rrituni”, i është përgjigjur këngëtarja.

Fansat kanë shumë kohë që i luten Rihanna-s për një album, por ajo nuk ka dhënë asnjëherë një datë ekzakte se kur mund të publikohet.

Vitin e shkuar ajo tregoi se i pëlqen që të luajë këtë lojë me fansat e saj, ndaj me shumë mundësi albumi mund të vonohet.

Ndërkohë kujtojmë se kohët e fundit këngëtarja është përfolur për një romancë të re me ASAP Rocky.

Ky konfirmim vjen pasi Rihanna dhe ASAP janë parë duke shijuar një darkë me miqtë e tyre në New York.

Këngëtarja e hitit “Umbrella” dhe artisti i “Praise The Lord” bashkëpunuan në fillim të këtij viti me njëri-tjetrin për një fushatë promovuese për linjën e “Fenty Skin” të Rihanna-s.

Pas projektit të përbashkët ata dhanë dhe një intervistë me njëri-tjetrin dhe ASAP Rocky u shpreh se pjesa më e vështirë e bashkëpunimit ishte se ai nuk mund të fokusohej dhe të qëndronte serioz para këngëtares.

Reperi dhe këngëtarja janë miq prej shumë kohësh tashmë. ASAP Rocky ka marrë pjesë në turneun botëror “Diamonds” të Rihanna-s në vitin 2013-të dhe ka bashkëpunuar në këngën “Cockiness” të artistes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat